
Mos i çoni njerëz në infektiv, Bino i përgjigjet Çakos: Gomarllëqe!
Dritare.net
Konspiracionisti, Alfred Çako përmes një postimi në facebook, ka bërë thirrje që njerëzit të mos shkojnë në infektiv pasi sipas tij, do tu bëjnë tamponin dhe do t'i intubojnë si të semurë me CV19 dhe dihet se kush intubohet e pret biletën one way për në botën tjetër.
Në lidhje me këto deklarata, ka reaguar edhe shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, e cila tha se këto janë asgjë më shumë sesa ‘gomarllëqe që thuhen nga kolltuku për të promovuar veten’.
“Kur mediat pomovojnë idiote. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me rrezikun e njerezit perpeliten e perpiqen te mbijetojne ky ben lloqe cdo te premte se ja lejojne televizionet dhe e promovojne mediat se duket bukur.
Mediat po ashtu promovojne njerez qe se kane pare noj here pacientin e infektuar apo se dijne nga bie virusi po bejne teori e politike populiste per te promovuar veten duke folur lloj lloj gomarlleqesh nga kolltuku”, thotë Bino./ I.M-Dritare.net

















