
Mbreti Charles thyen traditën, me fjalimin e Krishtlindjes!
E Hënë 23 Dhjetor 2024, 21:09
Dritare.net
Mesazhi tradicional i Krishtlindjeve nga Mbreti Charles do të transmetohet nga kisha e një spitali, si një shenjë për të treguar luftën e monarkut me kancerin.
Miliona njerëz do të sintonizohen më 25 dhjetor për të dëgjuar mesazhin, të dërguar nga Kisha Fitzrovia në Londrën qendrore, dikur pjesë e Spitalit Middlesex. Mesazhi është i pari jashtë pallatit në më shumë se dhjetë vjet.
Mbreti, i cili ka luftuar kancerin këtë vit, thuhet se donte një vend për ta lidhur edhe me kujdesin shëndetësor. Fjalimi vjetor drejtuar kombit u filmua pothuajse dy javë më parë në kishën Fitzrovia, një ish-kishë spitalore në sheshin Pearson, në qendër të Londrës, raportoi The Telegraph./K.C/dritare.net

















