Na ndiqni edhe në

Bota

Mbajti mbi supe një piton, Britney Spears kujton pas 20 vitesh performancën e frikshme!

Mbajti mbi supe një piton, Britney Spears kujton pas 20 vitesh

Këngëtarja amerikane, Britney Spears ka komentuar së fundmi një nga performancat e saj të fundit, duke e konsideruar si të paharrueshëm.

Artisja ka kujtuar performancën e saj në vitin 2001, gjatë Music Awards ku ka kënduar duke mbajtur mbi shpatulla një gjarpër piton.

Pas më shumë se 20 vitesh, Spears tha se kjo ngjarje ka qenë një ndër shfaqjet e saj të preferuara, citon CNN.

“Një nga shfaqjet e mia të preferuara ishte me një piton albin. Më kujtohet ende se sa i frikësuar u ndjeva kur më dhanë këtë gjarpër dhe u ngjita në skenë!!!”, shkroi ajo në ‘Twitter’.

Spears kërceu me gjarprin ndërsa këndonte këngën e saj hit, "I'm a Slave 4 U".

Mësohet se këngëtarja do ta ndajë këtë eksperiencë në librin e saj të ardhshëm, "The Woman In Me" i cili pritet të dalë më 24 tetor./M.K-dritare.net