Na ndiqni edhe në

Bota

Mashkulli më i pashëm në Itali, la modelingun për t'u bërë prift 

Mashkulli më i pashëm në Itali, la modelingun për t'u
Ish-notari, balerini, aktori dhe gjithashtu “mashkulli më i bukur në Itali” në konkursin e 2019-ës, Edoardo Santini takoi disa të rinj që shkonin në kishë dhe zbuluan vokacionin e tij: “Kisha pyetje që nuk i kisha bërë për veten time dhe tani gjeta përgjigjet.”, deklaron ai sot.
Tani, përmes dëshirës për një lidhje më të thellë shpirtërore dhe përkushtim ndaj fesë, Santini mori vendimin e madh për të ndjekur rrugën e priftërisë. Frika më e madhe, thotë ai, ishte se zgjedhja e tij nuk do të pranohej, por 21-vjeçari tashmë ka nisur rrugëtimin e tij për t'u bërë prift, duke lënë pas botën magjepsëse të modës.


Mashkulli më i pashëm në Itali, la modelingun për t'u
"A do të bëhem prift?" Nuk e di, jam këtu për ta zbuluar. Unë hodha atë hap që më trembi, që më ndaloi të jem vetvetja im. Ajo që jam i sigurt është se nuk do të pendohem për këtë rrugëtim, sepse tani mund të bërtas: Unë jam Eduardo, jam 21 vjeç dhe jam i lumtur.”

Në një video të postuar në rrjetet sociale duke bërë të ditur vendimin e tij, Santini shprehet:
“Në moshën njëzet e një vjeç, babai im mori vendimin të martohej me nënën time, sepse ajo mbeti shtatzënë. Nëna ime u bë nënë në moshën 21-vjeçare, ndërsa unë jam rrugës për t'u bërë prift, dashtë Zoti. Vitet e fundit pata mundësinë të njoh disa persona të rinj të cilët më treguan se çfarë do të thotë kisha, më dhanë forcë për të eksploruar këtë pyetje që me bezdiste që në rini, por frika të ndryshme më penguan ta eksploroja në thellësi."

Mashkulli më i pashëm në Itali, la modelingun për t'u
Më pas ai deklaroi si vijon: “Vitin e kaluar, për të hedhur hapin e parë shkova të jetoj me dy priftërinj dhe ishte përvoja më e mirë e jetës sime. Tani studioj teologji dhe shërbej në dy famulli në Dioqezën e Firences.”/K.C/dritare.net