Martohet fshehtas këngëtarja e njohur. Ish-bashkëshorti tenton të prishë dasmën!
Dritare.net
Britney Spears është martuar me partnerin e saj Sam Asghari. Çifti u martua në një ceremoni intime në Los Angeles.
Pak para dasmës, ish-bashkëshorti i këngëtares u ndal jashtë shtëpisë së saj pasi u përpoq të prishte ceremoninë. Jason Alexander, i cili ishte i martuar me Spears për pak më pak se 55 orë në vitin 2004, arriti të hynte në ceremoni. Alexander u arrestua nga policia.
Spears u takua me trajnerin personale 28-vjeçare Asghari në vitin 2016 në xhirimet e videoklipit të saj për këngën Slumber Party. Çifti u fejua shtatorin e kaluar.
Babai, nëna dhe motra e saj nuk ishin në ceremoninë e martesës. Në mesin e të ftuarve ishin Paris Hilton dhe aktorja Drew Barrymore.
Asghari është bashkëshorti i tretë i yllit. Pas Alexander, ajo ishte e martuar me Kevin Federline nga 2004 deri në 2007./L.F-dritare.net