Na ndiqni edhe në

Bota

Liam Payne vdiq duke u përpjekur të arratisej nga ballkoni i hotelit

Liam Payne vdiq duke u përpjekur të arratisej nga ballkoni i hotelit


Pamjet e sigurisë hedhin dritë mbi minutat e fundit para vdekjes së Liam Payne. Sipas pamjeve të sigurisë, 31-vjeçari humbi jetën duke u përpjekur të arratiset nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte.

Ish-këngëtari i One Direction u transportua nga tre burra, që thuhet se ishin punonjës hoteli, në dhomën e tij pak para rënies.

Sipas policisë, menaxheri i hotelit bëri thirrje për veprime të menjëhershme, duke cituar se Payne ishte "ndoshta nën ndikimin e drogës dhe alkoolit" dhe shprehu frikën për sigurinë e tij.

Punonjësi që telefonoi 911 tha: “Nuk e di nëse jeta e tij mund të jetë në rrezik. Ai është në një dhomë me ballkon dhe ne jemi pak të frikësuar."

Pavarësisht shqetësimeve, Liam qëndroi në dhomë dhe burimet i thanë TMZ-së se besojnë se pronari i hotelit ishte më i shqetësuar për shqetësimin në holl sesa për sigurinë e këngëtarit./K.C/dritare.net