Na ndiqni edhe në

Bota

Kylie Jenner konfirmon lidhjen me aktorin e famshëm

Kylie Jenner konfirmon lidhjen me aktorin e famshëm

Pas disa kohësh, shumë thashethemeve dhe përpjekjeve të përsëritura të paparacëve për të konfirmuar romancën mes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, erdhi koha që ata ta zbulonin vetë, pasi u shfaqën së bashku të hënën, në stadiumin SoFi në Los Angeles në koncertin e Beyoncé.

Kylie Jenner konfirmon lidhjen me aktorin e famshëm
Chris Gardner i Hollywood Reporter ishte në koncert dhe e pa çiftin në takimin e tre të parë në vende publike. Gazetari ka postuar një foto të çiftit në rrjetet sociale dhe ka shkruar në llogarinë e tij personale në X se në ditëlindjen e 42-të të Beyoncé u bë zbulimi i madh për lidhjen e tyre, duke na kujtuar se ku ka tym ka zjarr.


Biznesmenia 26-vjeçare dhe aktori 27-vjeçar ishin ulur bashkë gjatë koncertit dhe kanë qenë në humor shumë të mirë. Pak ditë më parë, gazetarët e kapën Jenner-in duke dalë nga vila e Chalamet në Beverly Hills, duke drejtuar makinën e saj. Në koncertin e Beyonce-s u shfaqën edhe personazhe të tjera të famshme si Kim dhe Khloe Kardashian, të cilat nuk u ulën me çiftin, nga sa pamë në foto, çifti Bieber, Zendaya me Tom Holland, si dhe Meghan Markle me Harry-n./K.C/dritare.net