Na ndiqni edhe në

Bota

Kurorëzoi dashurinë me partneren 16 vite më të re, fansat kryqëzojnë Chris Evans për diferencën në moshë!

Kurorëzoi dashurinë me partneren 16 vite më të re, fansat

Aktori i njohur Chris Evans, 42 vjeç së fundmi ka kurorëzuar historinë e tij të dashurisë me partneren e tij, Alba Baptista, 26-vjeç.

Për shkak të diferencës në moshë, çifti ka marrë kritika në rrjetet sociale pasi bënë publike martesën.

“Ata kanë diferencë prej 16 vitesh, mendova se ishte vajza e tij”, shkroi një ndjekëse në ‘Twitter’.

Nga ana tjetër, edhe një ndjekës e ka konsideruar si të rëndë faktin e diferencës prej 16-vitesh, edhe pse është Chris Evans.

Po ashtu një tjetër komentues ka shprehur shqetësime se Evans, edhe pse prej vitesh kërkonte që të krijonte familje nuk mund të nxitohej me këtë martesë.

“Ai është martuar me një të dashur 16 vite më të re, dasma është e nxituar, ajo sapo ka filluar karrierën e saj”, ka qenë komenti./M.K-dritare.net