Na ndiqni edhe në

Bota

Kryeministri i ri u bën thirrje refugjatëve: Siria tani është një vend i lirë, kthehuni!

Kryeministri i ri u bën thirrje refugjatëve: Siria tani

Në një intervistë për Corriere Della Sera, Kryeministri i përkohshëm i Sirisë, Mohamed al Bashir është zotuar të garantojë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Siri.

Në fjalën e tij ai distancoi rebelët nga lidhjet me Al Kaedën, duke thënë se ata e shtrembëruan kuptimin e vërtetë të Islamit dhe se Perëndimi nuk duhet të lidhë muslimanët me terrorizmin.

“Pikërisht për shkak se jemi islamikë, ne do të garantojmë të drejtat e të gjithë njerëzve dhe të gjitha komuniteteve në Siri”.-tha Kryeministri i përkohshëm i Sirisë

I pyetur nëse donte paqe me Izraelin, Hezbollahun dhe Rusinë, Kryeministri i përkohshëm i Sirisë ka refuzuar të përgjigjet.

Irani dhe Rusia mbështetën liderin e rrëzuar sirian Bashar al Assad. Izraeli ka sulmuar bazat ajrore në Siri që prej rënies së regjimit të tij.

Bashir tha se ishte i vetëdijshëm se do të udhëheq një administratë të fryrë të rrënuar nga korrupsioni. Financiarisht, vendi është në "një gjendje shumë të keqe", duke mos mbajtur rezerva valutore dhe me 35,000 paund siriane me vlerë një dollar amerikan, tha ai. Borxhi është "i madh".

Kryeministri, i cili tha se do të qëndronte në detyrë deri në mars 2025, përcaktoi tre prioritetet e tij kryesore.

Ai dëshiron të rivendos autoritetin e shtetit, të kthente miliona refugjatë sirianë dhe të ofronte shërbime thelbësore si energjia elektrike, ushqimi dhe uji.

"Apeli im shkon për të gjithë sirianët jashtë vendit: Siria është tani një vend i lirë që ka rifituar krenarinë dhe dinjitetin e saj. Kthehuni. Ne duhet të rindërtojmë vendin tonë."

Kujtojmë që miliona sirianë kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe kanë kërkuar azil jashtë vendit që nga shpërthimi i luftës civile në 2011. Që nga rënia e Asadit, Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera evropiane kanë bllokuar kërkesat për azil nga sirianë./SKYNEWS /E.P-dritare.net