
Këngëtari i puthi burrin në Sanremo/ Reagimi për të mos u humbur i Chiara Ferragni
Dritare.net
Performanca e Rosa Chemical tronditi skenën e Ariston. Gjatë performancës së këngës "Made in Italy", këngëtari mori reperin Fedez nga publiku, i cili ishte ulur në rreshtin e parë dhe e çoi në skenë ku në fund e puthi në buzë.
Gjithë kjo skenë u shoqërua mes ovacioneve nga publiku dhe fytyrën e habitur të bashkëshortes së reperit Chiara Ferragni.
“Kam mbetur pa fjalë”, tha pas spektaklit blogerja me një gjysmëbuzëqeshje.
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.
Artisti më i diskutuar i Festivalit pikërisht për këngën e tij, fillimisht e përfshiu Fedezin duke u ulur krejt papritur mbi të dhe më pas e “tërhoqi zvarrë” në skenë. Ndërsa në fund të performancës e puthi në buzë me gjuhë. “Më falni, më erdhi papritur. Ky është festivali i dashurisë.”, u justifikua këngëtari.
Un minuto di puro caos BOH #Sanremo2023 pic.twitter.com/P9z1DWATWx
— [Righetto] (@Ri_Ghetto) February 11, 2023
Në fakt jo vetëm Chiara, por edhe publiku, e njerëzit jashtë Sanremos nuk e kanë pritur mirë këtë gjest të këngëtarit, pasi kanë nisur kritikat si për personazhin, ashtu edhe për faktin se si mund të ndodhë diçka e tillë në një festival me përmasa kaq të mëdha./K.C/dritare.net

















