Na ndiqni edhe në

Bota

Joey i thotë lamtumirë Chandler-it: Hapi krahët dhe fluturo vëlla, më në fund je i lirë! 

Joey i thotë lamtumirë Chandler-it: Hapi krahët dhe fluturo

Pak ditë pas vdekjes së Matthew Perry, Matt LeBlanc ose siç njihej në "Friends", "Joey Tribbiani" bëri një postim për t'i dhënë lamtumirën e fundit mikut dhe kolegut të tij të mirë edhe në rrjetet sociale.

Joey i thotë lamtumirë Chandler-it: Hapi krahët dhe fluturo
Në një postim të bërë nga Matt LeBlanc në llogarinë personale në Instagram, ai ka publikuar disa nga skenat e tyre në serialin “Friends”.

Ai shkroi: “Matthew, me zemrën copë të them lamtumirë. Kohët që kemi kaluar së bashku janë sinqerisht ndër momentet e preferuara të jetës sime. Ishte nder të ndaja skenën me ty dhe të të quaja miku im. Unë gjithmonë do të buzëqesh kur të mendoj për ty dhe nuk do të të harroj kurrë, kurrë. Hapi krahët dhe fluturo vëlla, më në fund je i lirë. Shumë dashuri për ty. Dhe besoj se po i mban 20 dollarët që më ke borxh.”
Aktori u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare, ndërsa u gjet i pajetë në xhakuzin e tij. Shkaku i vdekjes së tij është ende duke u hetuar./K.C/dritare.net