Na ndiqni edhe në

Bota

Joe Jonas dhe Sophie Turner njoftojnë divorcin

Joe Jonas dhe Sophie Turner njoftojnë divorcin
Martesa e Sophie Turner dhe Joe Jonas zgjati katër vjet pasi siç raportuan agjencitë ndërkombëtare më 4 shtator, ata i dhanë fund lidhjes së tyre.
Të mërkurën, më 6 shtator, çifti në një deklaratë të përbashkët në rrjetet sociale konfirmuan se janë duke u divorcuar.

Në njoftim thuhet:
“Pas katër viteve të mrekullueshme të martesës, ne kemi vendosur reciprokisht t'i japim fund martesës sonë miqësisht. Ka shumë spekulime se pse, por në të vërtetë ky është një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirat tona për privatësi për ne dhe fëmijët tanë."


Lidhja e tyre nisi në vitin 2016, për shkak të përpjekjeve të miqve të përbashkët për t'i vendosur në kontakt. Sophie Turner tha më parë: “Ne kishim miq të përbashkët që përpiqeshin të na prezantonin për një kohë të gjatë. Një ditë më dërgoi një mesazh personal nga hiçi”.

Joe Jonas dhe Sophie Turner njoftojnë divorcin

Në tetor 2017, Jonas i propozoi Turnerit dhe ata kanë dy vajza së bashku.

Joe Jonas u përpoq ta "shpëtonte" martesën e tij me Sophie Turner përpara se të paraqiste kërkesën për divorc të martën, thotë një burim i familjes ekskluzivisht për Page Six.

“Divorci ishte zgjidhja e fundit për Joe. Ai kurrë nuk donte të prishte familjen e tij, por duhej të ndiqte atë që ai mendonte se ishte zgjidhja më e mirë për dy vajzat e tij.”, thotë burimi.

“Një shtëpi e pakënaqur nuk është një shtëpi dhe e vërteta është se ai dhe Sophie ishin të pakënaqur.", shprehet burimi./K.C/dritare.net