
Joe Biden ka nënshkruar pafajësinë e djalit të tij Hunter Biden! Pse ky vendim trazoi rrjetin!
Dritare.net
Joe Biden fali djalin e tij, Hunter Biden i cili po përballej me probleme ligjore. Sipas mediave të huaja djali i Joe Biden ishte i përfshirë në shkelje tatimore dhe akuzohej për përdorim të armëve të zjarrit.
Ajo çfarë ka habitur rrjetin është fakti se Biden kishte deklaruar që kurrë nuk do të ndërhynte në Departamentin e Drejtësisë për çështjet e djalit të tij.
“Sot kam nënshkruar për pafajësinë djalit tim Hunter. Që nga dita kur mora detyrën, thashë se nuk do të ndërhyja në vendimmarrjen e Departamentit të Drejtësisë dhe e mbajta fjalën time edhe pse e kam parë djalin tim duke u ndjekur penalisht në mënyrë dhe të padrejtë”- u shpreh Biden në një deklaratë.
Më tej ai mbrojti djalin e tij, duke thënë se veprimet ligjore ndaj tij ishin politike.
"Aktakuza në rastin e tij erdhi sepse disa kundërshtarë të mi politikë në Kongres i nxitën paditësit të më sulmonin mua dhe të kundërshtonin zgjedhjen time. Asnjë person i arsyeshëm që shikon faktet në rastin e Hunter, nuk mund të arrijë në ndonjë përfundim tjetër. Shpresoj që amerikanët ta kuptojnë, pse një baba dhe president arrin në këtë përfundim”- ka shtuar Biden.
Për çfarë akuzohej djali i Joe Biden, Hunter Biden:
54 vjeçari, Hunter Biden po përballej me shqyrtimin ligjor mbi shkeljet që ai ka kryer me biznesin e tij. Lidhur me taksat. Hetimi ka nisur në vitin 2018 nga Prokurori i SHBA-së, David Weiss, hetimi u fokusua në akuzat për pastrimin e taksave dhe parave, duke përfshirë 4.79 milionë dollarë në transferta bankare nga subjektet e lidhura me CEFC China Energy. Këto transaksione, të lidhura me bizneset e tij, fituan vëmendje pasi laptopi i Hunterit u sekuestrua përpara zgjedhjeve presidenciale të Joe Biden.
Vendimi i presidentit Biden erdhi pak javë para se të bëhej i ditur dënimi i tij. Raportohet se evazioni fiskal në SHBA mund të dënohet deri në 17 vjet burg, kurse shkelja e ligjit të armëve deri në 25 vjet./E.P/dritare.net

















