Jennifer Lopez fshin çdo gjurmë të Alex Rodriguez nga jeta e saj!
E Diel 15 Gusht 2021, 13:01
Dritare.net
Jennifer Lopez ka fshirë çdo gjurmë që kishte mbetur në Instagramin e saj nga ish i fejuari, Alex Rodriguez.
Ndryshimi që vjen gati 4 muaj pas ndarjes nga Rodriguez, është vënë re nga vetë fansat. Jennifer nuk e ndjek më Alex-in në Instagram. ndërsa ky i fundit ende vazhdon ta ketë në listën e tij. Këngëtarja ka fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë, duke lënë të kuptohet kështu se e shkuara është tashmë e harruar. Profili i saj ka vetëm një fokus, Benin dhe dashurinë e tyre, të rikthyer pas 17 vjetësh./M.M-dritare.net