Na ndiqni edhe në

Bota

Ish-partneri i Britney konfirmon ndarjen: Pas 6 vitesh dashuri, kemi vendosur t’i japim fund martesës!

Çifti i njohur Britney Spears dhe Sam Asghari, i kanë dhënë fund martesës së tyre pasi modeli e akuzon këngëtaren amerikane për tradhëti.

Vetëm dy ditë pasi u bë i ditur lajmi, modeli ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku shkruan se ai dhe Britney kanë vendosur t’i japin fund rrugëtimit të dashurisë, pas 6 vitesh përkushtim ndaj njëri-tjetrit.

Ndër të tjera ai ka kërkuar nga media që lajmet rreth ndarjen e tyre të jenë më të rezervuara, pasi së bashku me Britney kërkojnë privatësi.

“Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t'i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të ruajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë të mirat. Të kërkosh privatësi duket qesharake, kështu që do t'i kërkoja të gjithëve, dhe mediave, të jenë të sjellshëm dhe të vëmendshëm”, ka shkruar modeli./M.K-dritare.net

Ish-partneri i Britney konfirmon ndarjen: Pas 6 vitesh dashuri, kemi vendosur