Na ndiqni edhe në

Bota

Inaugurohet sot katedralja Notre Dame! I pranishëm edhe Rama!

Inaugurohet sot katedralja Notre Dame! I pranishëm edhe Rama!

Katedralja e Parisit, Notre-Dame do inaugurohet sot pas 5 vitesh punë të rëndësishme rindërtimi dhe restaurimi për dëmet e shkaktuara nga zjarri shkatërrues i prillit 2019. Të pranishëm në ceremoni do të jenë lider të rëndësishëm botërorë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama me ftesë të Presidentit Macron.
Ndër të parët që kanë mbëritur në vend kanë qenë presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump dhe presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa i pari që u prit nga Macron në pallatin presidencial të vendit ishte Trump, ku nisi një takim "kokë më kokë" me presidentin francez. Më vonë në pallatin presidencial mbvërriti edhe presidenti Zelensky, ku u zhvillua një takim i përbashkët i 3 liderëve.
Pas takimit trepalësh, Macron së bashku me bashkëshorten e tij, Brigitte Macron ka mbërritur në katedralen ikonike. Ai u prit atje nga kryeministri Michel Barnier, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në emërimine një kryeministri tjetër.
Gjithashtu, në Paris ka mbërritur dhe Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden, pa presidentin Joe Biden.
Rreth dyzet krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë në rihapjen e katedrales sot, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin Sergio Mattarella, të cilët po ashtu kanë mbërritur në kryeqytetin francez. E pranishme nuk do të jetë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Hapja e katedrales do të bëhet në mot të pafavorshëm, aq sa të gjitha festimet janë zhvendosur brenda kishës. Rihapja e katedrales Notre-Dame është kthyer në një ngjarje me shtrirje ndërkombëtare, duke përfshirë diplomacinë, muzikën, kinemanë, në një kryeqytet të blinduar për ngjarjen e vitit pas Olimpiadës.
Një program shumë intensiv që sheh Presidentin Emmanuel Macron në një klimë të errësuar nga kriza politike pas rënies së qeverisë Barnier dhe urgjenca e emërimit të një kryeministri të ri.
Festimet fillojnë rreth orës 19:00 me shfaqjen e një filmi për katedralen. Në platformën e lartë pranë katedrales do të ngrihet një zonë që mund të strehojë maksimumi 40 mijë njerëz. Në total, 6000 oficerë policie dhe xhandarë do të mobilizohen për të garantuar sigurinë.
Ceremonia me 2900 të ftuar përfshin një fjalim të Macron në orën 19:20, i cili duhej të fliste në oborrin e kishës, por që për shkak të motit të keq fjalimi do të mbahet brenda.
Dyert e katedrales do hapen në 20.15 dhe pas shërbesës fetare që do të zgjasë rreth 45 minuta, do të ketë një koncert të madh në shesh, i cili do të zgjasë nga ora 2.15 deri në 2.30 të mëngjesit.
Nga nesër mesha dhe ceremonitë fetare do të rifillojnë normalisht. Madje, katedralja do të jetë e hapur deri në orën 22:00 gjatë javës së parë, me akses dhe rezervime falas në një platformë online./dritare.net