
Grupi i “luftës” i Donald Trump shfaq hapur urrejtjen për Europën!
Dritare.net
Kryeredaktori i Atlantic, Jeffrey Goldberg, u shtua pa dashje në një grup bisede të aplikacionit Signal me zyrtarët e lartë amerikanë të cilët po diskutonin për planet për një sulm kundër grupit rrebet Houthi në Jemen.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, i cili dyshohet se ka ndarë detaje të sulmeve të planifikuara ushtarake në grupin e bisedës, u tha gazetarëve "askush nuk po dërgonte mesazhe për planet e luftës".
Gazetari futet padashje në grupin e zyrtarëve amerikanë. Zbulon
Qartazi në grup u vu re mungesa e ngrohtësisë ndaj Evropës. Zëvendës-Presidenti JD Vance shkroi: "Unë thjesht e urrej të shpëtoj Evropën përsëri". Nuk është i panjohur qëndrimi i Vance ndaj Evropës. Për momentin, Evropa ende nuk ka reaguar ndaj këtij sulmi të radhës ndaj SHBA.
Ndër mesazhet e raportuara nga kryeredaktori i Atlantic, Jeffrey Goldberg, është se zyrtarët amerikanë në bisedën e Signal kishin diskutuar gjithashtu mundësinë që Evropa të paguajë për mbrojtjen e SHBA-së për rrugët kryesore të transportit.
Mesazhi vazhdoi duke thënë se me kërkesë të Trump, ekipi i tij po punonte me departamentin e mbrojtjes dhe departamentin e shtetit "për të përcaktuar se si të përpilohen kostot e lidhura që do të vendosen mbi evropianët"./E.P-dritare.net

















