Gjenevë/ Sot takimi i dy liderëve botërorë Biden-Putin!
Dritare.net
Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin janë në pritje të samitit të tyre të parë, që do të mbahet sot në orën 13:00 në Gjenevë. Temat që do të diskutohen përfshijnë kontrollin e armëve, sanksionet dhe pretendimet e SHBA-së për sulmet kibernetike ruse dhe ndërhyrjet në zgjedhje.
Zgjedhja e Gjenevës si vendndodhje e takimit i referohet samitit të Luftës së Ftohtë midis Presidentit të SHBA-së Ronald Reagan dhe udhëheqësit Sovjetik Mikhail Gorbachev në 1985.
Të dyja palët kanë thënë se takimi do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse ato u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për disa çeshtje. Marrëdhëniet janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane./dritare.net