Na ndiqni edhe në

Bota

Gerard Depardieu arrestohet në Paris

Gerard Depardieu arrestohet në Paris

Aktori francez Gerard Depardieu është ndaluar nga policia në Paris dhe është futur në paraburgim për t'u marrë në pyetje lidhur me akuzat për sulme seksuale, tha një burim policor.

Kundër aktorit janë ngritur akuza për përdhunim dhe sulme të tjera seksuale, nga dy gra. E para është një dekoratore që ka punuar në xhirimet e Les Volets Verts dhe e akuzon aktorin për sulm seksual në 2021-shin. E dyta, asistente xhirimi, e akuzon për sulm seksual në 2014-ën.

Akuzat për përdhunim dhe sulm seksual ndaj aktores Charlotte Arnoux janë ngritur kundër aktorit që nga viti 2020. Aktorja Hélène Daras ka ngritur padi kundër tij për sulm seksual gjatë xhirimeve në vitin 2007. Kjo padi u rrëzua nga prokuroria e Parisit për shkak të parashkrimit.

Në Spanjë është ngritur një padi kundër Gerard Depardieu nga gazetarja dhe autorja Ruth Bassa, e cila e akuzon atë për përdhunim në vitin 1995./K.C/dritare.net