Na ndiqni edhe në

Bota

Georgina Rodriguez përshtatet me kodin e rreptë të veshjes në Arabinë Saudite!

Georgina Rodriguez përshtatet me kodin e rreptë të veshjes

Cristiano Ronaldo bëri bujë në mbarë botën kur u zbulua si nënshkrimi i fundit i Al-Nassr, i vendosur për të paktën dy sezone duke luajtur në Arabinë Saudite.

Ai e ka bërë këtë i shoqëruar nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez dhe të gjithë fëmijët e tyre, si gjithmonë. Dhe ajo padyshim është bërë protagonistja tjetër kryesore e mbërritjes së tij në Arabi.

Ligjet në Arabinë Saudite do ta detyrojnë Rodriguezin të bëjë disa ndryshime. Ajo u pa gjatë prezantimit duke bërë një gjest për vendin ku do të banojë me yllin portugez me një golf të zi dhe me diçka të hedhur krahëve prej kadifeje në ngjyrë kafe çokollatë, shumë e ngjashme me atë që zakonisht veshin vajzat në këto vende.

Arabia Saudite nuk është saktësisht një vend miqësor për gratë, për të mos përmendur që ligjet e saj të rrepta fetare mund të jenë pengesë për marrëdhënien e çiftit pasi futbollisti dhe modelja nuk janë të martuar. Sipas disa raportimeve të mediave, autoritetet do të injorojnë shkeljen në këtë rast. Rodriguez do të duhet të ndryshojë mënyrën se si vishet në publik dhe tani e tutje ajo do të duhet të jetë në përputhje me Statutin e Dekorimit Publik./M.T/dritare.net