
Foto/ Uau! Kate Middleton magjepsëse, në koncertin e Krishtlindjes!
Dritare.net
Kate Middleton po nis sezonin e festave me shërbimin e saj më kuptimplotë këtë fundvit.
Princesha e Uellsit priti shërbimin e katërt vjetor Together at Christmas, i cili ka një rëndësi edhe më të madhe këtë vit, që vjen pas një periudhe në të cilën Kate iu nënshtrua kimioterapisë pasi u diagnostikua me kancer.
Më 6 dhjetor, Kate mbërriti në Westminster Abbey në Londër për koncertin e festave. Ajo u shfaq herët për të përshëndetur vullnetarët përpara se të bashkohej me familjarët e saj, të cilët zakonisht mbërrijnë përpara fillimit të shërbimit.
Kate kishte veshur një pallto të kuqe nga Alexander McQueen, me një fjongo të zezë, të cilën e kombinoi me çizmet e zeza Ralph Lauren.
Princesha Kate ka qenë shumë e angazhuar këtë javë. Të martën, Middleton mori pjesë në pritjen ceremoniale për Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani dhe gruan e tij, Lartësia e Saj Sheikha Jawaher bint Hamad bin Suhaim Al Thani.
Kate riveshi një fustan me pallto ngjyrë vishnjë, që fillimisht e kishte veshur në një festë në shtator 2023. Ajo gjithashtu nderoi mbretëreshën e ndjerë duke vënë disa bizhuteri që më parë i përkisnin asaj./K.C/dritare.net

















