
Foto/ Kush është vajza indiane që shoqëroi Leonardo DiCaprion, në Kanë!
Dritare.net
Natasha Poonawalla rrëmbeu vëmendjen në tapetin e kuq në Kanë. Sipas mediave, biznesmenia indiane është parë duke biseduar me disa të famshëm të showbiz-it, ndërsa kamera e ka kapur duke dalë nga hoteli Martinez me Leonardo DiCaprio.
Natyrisht, nuk u desh shumë kohë që të gjithë të flisnin për një flirt të mundshëm mes dyshes. Në fund të fundit, të dy kanë një “backstory”, pasi në fund të shkurtit janë parë sërish bashkë duke shijuar darkën e tyre.
Megjithatë, thuhet se kanë vetëm një miqësi të ngushtë, ndërsa Natasha Poonawalla është e martuar me CEO-n e Institutit Serum, Adar Poonawalla.
Poonawalla është një biznesmene indiane, presidente e shoqatës bamirëse "Villoo Poonawalla", kushtuar kujtimit të nënës së burrit të saj. Përveç kësaj, ajo është drejtoreshë ekzekutive e Institutit Serum të Indisë, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të vaksinave në botë. Ajo ka lindur më 26 nëntor 1981 dhe është rritur në Pune, Indi. Ajo u diplomua në Universitetin e Savitribai Phule Pune. Në vitin 2004 u diplomua në London School of Economics. Në vitin 2006 u martua me biznesmenin indian dhe CEO-n e Serum, Adar Poonawalla. Të dy u takuan në një festë të Vitit të Ri në Goa dhe kanë dy djem, Cyrus dhe Darius./K.C/dritare.net

















