Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ Kush është nusja me vellon e djegur, që ra në sy në Festivalin e Kanës!

Foto/ Kush është nusja me vellon e djegur, që ra në sy
Një paraqitje origjinale në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë bëri modelja e famshme, Raoudah Mohammed. 32-vjeçarja, me origjinë nga Norvegjia dhe Somalia, njihet për look-un e saj ekscentrike kur shfaqet në evente të njohura.
Fotot dhe videot për pamjen e saj po bëjnë sërish xhiron e internetit. Modelja e cila është bërë e njohur për stilin e saj të rrugës, arriti të tërheqë të gjithë vëmendjen teksa kaloi në tapetin e kuq të premierës së filmit “La Passion De Dodin Bouffant” si një “nusja me vellon e djegur”.



Konkretisht, ajo është shfaqur me një fustan të bardhë, me detaje të veçanta, të cilat e bëjnë të duket sikur ka marrë flakë. Ajo e kombinoi ansamblin mbresëlënës nga koleksioni i Robert Wun për ss '23 Haute Coutur, me një vello në kokë, e ngjashme me një hixhab. 32-vjeçarja njihet për aktivizmin e saj, si dhe betejën e saj për vite me radhë në mbrojtjen e të drejtave të grave myslimane. Mesa duket edhe këtë herë modelja nuk e ka zgjedhur rastësisht këtë paraqitje, por ka dashur të dërgojë një mesazh për publikun.

Edhe pse ajo nuk e ka konfirmuar këtë deri më tani, ka të ngjarë që pamja e saj të fshehë një simbolikë për gratë myslimane./K.C/dritare.net