Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ Jennifer Lopez, ndryshim radikal për filmin e ri!

Foto/ Jennifer Lopez, ndryshim radikal për filmin e ri!

Pas triumfit me filmin e saj "The Mother", i cili është një nga sukseset më të mëdha të Jennifer Lopez në Netflix, ajo u rikthye në shesh-xhirim për të xhiruar një projekt të ri. Gjatë xhirimeve të filmit të ri, të titulluar “Unstoppable”, u bë virale një foto e Lopez me një look të ri dhe një tatuazh në krah.

Aktorja 53-vjeçare hoqi dorë nga flokët biondë me fije dhe i ktheu në kafe të errët. Por ajo që padyshim bëri bujë në rrjetet sociale ishte tatuazhi i madh në pjesën e sipërme të krahut të saj të djathtë, i cili ngjan shumë me tatuazhin e një kryqi që Ben Affleck ka po në krahun e djathtë./K.C/dritare.net