
Foto/ Ja si e festoi princ Harry 39-vjetorin e lindjes!
Dritare.net
Princi Harry feston sot 39-vjetorin e lindjes, ku këtë ditë të veçantë ai e ka kaluar pranë gruas së tij, Meghan.
Duka i Susses-it e festoi ditëlindjen e tij në mesnatë në një restorant gjerman me stafin dhe gruan e tij, duke pirë birrë teksa po përgatiten edhe për lojërat Invictus, të cilat do të mbahen pas disa ditës.
Në foton e ndarë në rrjet, princi duket mjaft i gëzuar pranë stafit dhe Meghan, ku siç citon The Telegraph ai ka konsumuar dhe darkën me ta, duke shijuar pjatat tradicionale gjermane.
Restoranti postoi një foto të Harry-t dhe Meghan-it me stafin në 'Instagram', së bashku me pronaren Thea Ungermann dhe kryekamerierin Frank Wackers.
Ata shkruan: “Shumë krenarë! I impresionuar nga njerëzit shumë miqësorë që shijuan Schumi Alt, Haxe Wiener Schnitzel, dhe salsiçe gjermane.”
Pas darkës, ata u kthyen në hotelin e tyre, ku princi ka fryrë qirinjtë në mesnatë.
Pronarja e restorantit tha: “Harry dhe Meghan u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë vaktit. Unë pata emocione kur ata hynë brenda. E kisha parë fjalimin e tij në skenë në Lojërat Invictus dhe nuk mund ta besoja se ai ishte në restorantin tim. Princi Harry ishte shumë i bukur dhe më përqafoi.”
Ajo tha se Harry pagoi faturën dhe la një bakshish të madh./M.K-dritare.net

















