Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ Donatella Versace i lë të gjithë pa fjalë me pamjen e re!

Foto/ Donatella Versace i lë të gjithë pa fjalë me pamjen e

Donatella Versace habiti fansat me pamjen e re, ndërsa po pozonte në prezantimin e muzikalit "The Devil Wears Prada" në Londër të dielën mbrëma.

Foto/ Donatella Versace i lë të gjithë pa fjalë me pamjen e

Donatella, 69 vjeçe, u shoqërua nga miku Sir Elton John, i cili shkroi muzikën për shfaqjen, e përqendruar rreth komedisë dramatike të vitit 2006, me protagoniste Anne Hathaway.

Foto/ Donatella Versace i lë të gjithë pa fjalë me pamjen e

E vërteta është se shfaqja e stilistes ikonë Donatella Versace është bërë temë diskutimi disa herë në shtypin ndërkombëtar. Dalja e saj e fundit ka rihapur debatin publik. Vetëm këtë herë fokusi ka ndryshuar. Pothuajse askush nuk e vuri re pamjen apo tiparet e saj, por të gjithë u përqendruan tek imazhi i ri, konkretisht, fytyrën e saj të re.

Foto/ Donatella Versace i lë të gjithë pa fjalë me pamjen e

Ndër fotot që shpërndau nga ngjarja, ajo teksa del nga një fuoristradë e zezë, arriti të bëhej virale kryesisht për shkak të pamjes së re dhe mbresëlënëse të znj.Versace.

Donatella dukej më e re se kurrë, duke bërë që fansat të komentonin të habitur. Njëri nga fansat e saj komentoi në rrjetet sociale: Ky është ndryshimi më i madh në histori!"

Ndërsa një tjetër shkroi: “Donatella, fytyrë e re”, “Diçka ka ndryshuar brenda teje Donatella dhe është e mrekullueshme. Dukesh shumë më e re dhe më e lumtur!", shkroi dikush tjetër.

"Njerëz, dikush duhet ta dijë se kush është ky doktor në Hollywood që bën këto mrekulli.", komentoi një tjetër.