Na ndiqni edhe në

Bota

Ende jo përballë, Biden nis debatin me Trump. Publikon taksat që ka paguar në 2019

Ende jo përballë, Biden nis debatin me Trump. Publikon taksat që

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, ka nisur debatin me Trump, ende pa u ulur përballë njëri-tjetrit. Biden, ka publikuar të dhënat tatimore për vitin 2019. Ai ka treguar se ka paguar rreth 300,000 dollarë taksa për të ardhurat e tij. Kjo është një përgjigje e drejtpërdrejtë për Trump, i cili akuzohet nga Nju Jork Times, se ka nuk ka paguar asnjë taksë për një dekadë, për të ardhurat e tij.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kandidati demokrat Joe Biden do të përballen për herë të parë sot në një debat në Universitetin Case Western në Cleveland, në Ohio. Do të jetë spikeri i Fox News Chris Wallace që do të moderojë debatin e shumëpritur. Kjo është hera e parë që Trump dhe Biden përballen me njëri-tjetrin.

Biden ka nisur tashmë debatin, ashtu siç e ka parashikuar: mjaft ashpër. /L.F-dritare.net