
Trump dhe Biden përballen sot live/ Gjithçka që duhet të dini për debatin e shumëpritur
Dritare.net
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kandidati demokrat Joe Biden do të përballen për herë të parë sot në një debat në Universitetin Case Western në Cleveland, në Ohio. Do të jetë spikeri i Fox News, Chris Wallace që do të moderojë debatin e shumëpritur.
Kjo është hera e parë që Trump dhe Biden përballen me njëri-tjetrin. Por jo e fundit. Parashikohet që deri para zgjedhjeve ato të përfshihen në një debat së bashku edhe dy herë të tjera, informon dritare.net.
Debati i sotëm do të zgjasë 90 minuta, dhe në fokus do të jenë disa tema, përfshirë: pandeminë e koronavirusit, emërimi i gjykatëses Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë, ekonomia, dhuna racore dhe sigurisht artikulli i Nju Jork Times, që bëri bujë të madhe në Amerikë, për taksat e presidentit Trump.
Presidenti Trump dhe ish-Nënpresidenti Joe Biden po përgatiten për debatin në mënyra krejt të ndryshme. Fox News, shkruan se Biden parashikon një debat agresiv, ndryshe nga presidenti Trump, informon dritare.net.
Trump tha se ish-Guvernatori i New Jersey, Chris Christie dhe avokati i tij, Rudy Giuliani, e ndihmuan atë të përgatitej, por pa treguar asnjë detaj konkret.
Biden ka mjaft përvojë sa i përket debateve politike. Ekipi i Biden beson se temat e debatit të sotëm, që përfshijnë pandeminë e koronavirusit, trazirat racore, do t'i japin atij një mundësi për të nxjerrë në pah dështimet e Trump.
Trump dhe ekipi i tij kanë qenë duke studiuar debatet e mëparshme të Biden për ta sulmuar atë./L.F-dritare.net

















