Na ndiqni edhe në

Bota

Elton John flet për problemet shëndetësore: Nuk ka mbetur shumë nga unë

Elton John flet për problemet shëndetësore: Nuk ka mbetur

Verën e kaluar, Elton John u tërhoq nga koncertet live pas përfundimit të turneut botëror Farewell Yellow Brick Road për shkak të problemeve shëndetësore. Legjenda e muzikës vitet e fundit po përballet me problemet me shëndetin dhe në një bisedë thotë tekstualisht: “Tani nuk ka mbetur shumë nga unë!”

Këngëtari, siç raporton Daily Mail, gjatë një bisede të sinqertë pas shfaqjes së filmit Elton John: Never Too Late në Festivalin e 62-të të Filmit në Nju-Jork të martën e kaluar, ka treguar se i kanë hequr disa organe nga trupi.

“Të jem i sinqertë me ju, nuk më ka mbetur shumë. Nuk kam bajame, adenoidë apo apendiks. Unë nuk kam prostatë. Por unë jam ende këtu. Dhe nuk mund t'ju falënderoj mjaftueshëm për këtë.”, tha Elton John.

Pavarësisht problemeve me shëndetin ai tha se është më i lumtur dhe më i plotësuar se kurrë, diçka që ia ka borxh familjes. Artisti fitues i Grammy-it i vlerësoi bashkëshortin e tij David Furnish dhe djemtë Zachary dhe Elijah që e bënë atë "njeriun më të lumtur në botë". Ndër të tjera, Elton John ka pohuar se “nuk është ndjerë kurrë më i lumtur” teksa po shpjegon vendimin e tij për t'u tërhequr nga performancat live./K.C/dritare.net