Na ndiqni edhe në

Bota

Elon Musk zbulon fëmijën e tretë me Grimes dhe emrin e veçantë për të!

Elon Musk zbulon fëmijën e tretë me Grimes dhe emrin e

Pronari i X, Elon Musk ka konfirmuar se ai dhe ish-partnerja e tij Grimes kanë pasur një fëmijë të tretë së bashku.

Përveç se bëri publik marrëdhënien me ish-partneren, Musk ka zbuluar se edhe emrin e fëmijës, i cili është aq i pazakontë sa edhe vëllezërit e motrat.

Për djalin e tyre, dyshja kanë zgjedhur emrin Tau Techno Mechanicus, citon CNN.

Kujtojmë se ekzistenca e fëmijës së tretë është mbajtur sekret deri vonë, pasi dyshja i dha fund marrëdhënies në shtator 2021, por këngëtarja kanadeze e ka përshkruar statusin e tyre si të vazhdueshme.

Grimes dhe Musk më herët mirëpritën një djalin e tyre X Æ A-Xii në maj 2020.

Musk, 48-vjeç ka pesë fëmijë të tjerë, binjakët Griffin dhe Vivian dhe trenjakët Damian, Saxon dhe Kai nga një martesë e mëparshme./M.K-dritare.net