
Elon Musk riaktivizon llogarinë e Kanye West në Twitter pas ribrendimit të X!
Dritare.net

X, i njohur më parë si Twitter, ka rikthyer llogarinë e Kanye West në platformën e mediave sociale. West nuk do të jetë në gjendje të fitojë para nga llogaria e tij dhe asnjë reklamë nuk do të shfaqet pranë postimeve të tij, tha kompania për Wall Street Journal, citon CNN.
Llogaria e këngëtarit u pezullua në dhjetor për shkelje të rregullave të platformës për nxitjen e dhunës.
Reperi amerikan, postoi një seri postimesh të çrregullta në Twitter, njëra prej të cilave dukej se tregonte një simbol që kombinonte një svastikë (simbol i përdorur nga Hitler që përfaqëson urrejtjen dhe antisementizmin) dhe një yll hebre.
Elon Musk, pronari i Twitter, atëherë konfirmoi se llogaria e West ishte pezulluar për shkelje të politikave të tij kundër nxitjes së dhunës, ku theksonte se këngëtari ishte paralajmëruar disa herë.
“Unë u pëpoqa për më të mirën. West ka shkelur rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës. Llogaria do të pezullohet”, shkroi Musk në Twitter./M.K-dritare.net

















