Na ndiqni edhe në

Bota

Elon Musk flet për vajzën transgjinore: Fajin e ka shkolla!

Elon Musk flet për vajzën transgjinore: Fajin e ka shkolla!

Pronari i X i njohur dikur si ‘Twitter, Elon Musk ka folur në lidhje me marrëdhënien që ai ka me djalin e tij, 19-vjeçar, tashmë i kthyer në vajzë.

Edhe pse i njohur për kontributin e tij të rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës, ​​automjetet elektrike dhe energjinë e rinovueshme, Musk ka pasur një histori familjare tepër komplekse duke pasur dhjetë fëmijë me tre gra të ndryshme.

Ai u martua për herë të parë me Justine Wilson në vitin 2000 dhe fatkeqësisht, djali i tyre i parë ndërroi jetë në moshën 10 javëshe. Më vonë ata patën djem binjakë në vitin 2004 dhe mirëpritën trenjakë në 2006, por u divorcuan në vitin 2008. Në vitin 2010, Musk u martua me aktoren Talulah Riley dhe lidhja e tyre pati ulje-ngritjet e saj. Ata u ndanë në vitin 2012, u ripajtuan por u ndanë përfundimisht në vitin 2016, shkruan Bright Side.

Në prill 2018, Musk filloi një lidhje me këngëtaren Grimes, e cila është 16 vjet më e vogël se ai, ku së bashku patën dy fëmijë. Është interesante fakti se pak para se të lindte vajza e tyre, Exa, Musk u bë baba i binjakëve me një drejtues të firmës së tij. Prindërimi i 9 fëmijëve është padyshim sfidues dhe Elon Musk u përball me vështirësi të veçanta me një nga fëmijët e tij më të mëdhenj, Vivian Jenna Wilson, të cilin e ndan me ish-gruan e tij, Justine Wilson.

Vivian e njohur më parë si Xavier, pësoi një transformim të rëndësishëm personal ku në një mesazh drejtuar gruas së vëllai të Musk, tregonte “ Hej, unë jam transgjinor dhe tani quhem Jenna. Mos i thuaj babait tim.”

Në qershor 2020, gjykata miratoi kërkesën e Vivian për të ndryshuar ligjërisht emrin e saj në Vivian Jenna Wilson. Gjatë këtij procesi, ajo vendosi të adoptojë mbiemrin e vajzërisë së nënës së saj, Justine Musk. Gjykata njohu gjithashtu gjininë e saj si femër dhe urdhëroi lëshimin e një certifikate të re lindjeje për të pasqyruar këto ndryshime.

"Kam bërë shumë hapa por ajo nuk dëshiron të kalojë kohë me mua”, ka treguar Musk mbi raportin që ka me të.

Elon Musk e ka quajtur atë “komuniste” të bërë të tillë nga shkolla private ekskluzive që ka ndjekur.

Në ditën e baballarëve rreth një muaj pas peticionit të së bijës, Elon Musk shkroi "I dua shumë fëmijët e mi" në një mesazh në rrjetet sociale. Kjo deklaratë publike nënvizon dashurinë e tij për fëmijët e tij dhe gatishmërinë e tij për të ndarë hapur ndjenjat e tij.

Edhe pse ka pasur disa momente të vështira me vajzën e tij, Elon Musk ka treguar se është një baba i mrekullueshëm./M.K-dritare.net