Na ndiqni edhe në

Bota

Ellen DeGeneres i përgjigjet akuzave: Nuk është e lehtë të njihesh si 'Zonjë e Mirë'

Ellen DeGeneres i përgjigjet akuzave: Nuk është e lehtë

Të hënën, Ellen DeGeneres Show u kthye në ekranet amerikane për herë të parë që prej zhurmës së madhe që u krijua, kur ajo u akuzua nga punonjësit, se ajo nuk ishte aspak ashtu siç shfaqej në ekran.

Ajo e hapi këtë sezon të ri, me një zë jo aq të fuqishëm si çdo herë, duke thënë:

"Nëse po më shikon sepse më do, faleminderit. Nëse po më shikon sepse nuk më do, mirë se erdhe".

Ajo tha se kishte kaluar një verë të shkëlqyer, duke shtuar se ishte e frikshme gjithashtu.

Ellen DeGeneres i përgjigjet akuzave: Nuk është e lehtë

"Mësova se ndodhën gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur kurrë. Nëse dikë e kam lënduar, më vjen keq. Ndodhën gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur kurrë. Ne kemi bërë ndryshimet e nevojshme dhe sot po fillojmë një kapitull të ri. Ndonjëherë jam i trishtuar, çmendem, shqetësohem, zhgënjehem, bëhem e paduruar, por jam ashtu siç më shihni në ekran.

Të jesh e njohur si 'Zonjë e Mirë', është pak e ndërlikuar. Më lejoni t’ju jap një këshillë, nëse dikush po kërkon për një pseudonim për veten: mos kërkoni Zonjën e Mirë", u shpreh Ellen./L.F-dritare.net