
Stafi detyron moderatoren të kërkojë falje për sjelljen e saj në punë!
Dritare.net
Ellen, ndër moderatoret më të njohura, njëkohësisht ndër më të dashurat e publikut amerikane më tej, së fundmi është përfshirë në një situatë jo fort të mirë. Ajo është detyruar t’i kërkojë falje të gjithë stafit që punon për Ellen Show, pasi ata treguan për mediat të huaja, se sjellja e saj në punë ishte mbytëse.
Punonjësit pretendonin se në punë mbizotëronte frika, dhe se Ellen ishte raciste dhe aspak ashtu siç shfaqej në ekran. Në një email, ajo u kërkoi falje të gjithëve, dhe i siguroi ata, që kjo situatë nuk do të përsëritet sërish.
"Në takimin tonë për shfaqjen e parë, unë u thashë të gjithëve se Ellen Show, do të jetë një vend i lumtur, askush nuk do të ngrinte zërin dhe të gjithë do të trajtoheshin me respekt. Sigurisht diçka ndryshoi dhe unë jam e zhgënjyer që ka ndodhur kjo. Dhe për këtë më vjen keq. Kush më njeh e di që është e kundërta e asaj që unë besoj dhe dua për shfaqjen tonë”.
Sidoqoftë, ajo u distancua nga akuzat, duke thënë se "njerëzit që punojnë me mua dhe për mua, po flasin në emrin tim dhe po keqinterpretojnë se kush jam unë, dhe kjo duhet të ndalet"./L.F-dritare.net

















