Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akuzohen për ngacmime seksuale/Largohen tre producentët e Ellen Show!

Akuzohen për ngacmime seksuale/Largohen tre producentët e Ellen Show!

Tre prodhuesit kryesor të Ellen DeGeneres Show janë larguar nga puna mes akuzave për sjellje të keqe dhe ngacmim seksual. Zonja DeGeneres njoftoi se kishte realizuar një takim me video me stafin dhe tha që një hetim i brendshëm është duke u zhvilluar.

Gjithashtu ajo dha edhe një mesazh për stafin, ku tha se ndjehej keq për gjithçka që është bërë.

Largimet pasojnë hetimet nga gazetarët në lidhje me pretendime për ngacmime.

Në një artikull të botuar në fillim të këtij viti, disa ish-punonjës i thanë Buzzfeed News se kishin përjetuar racizëm teksa punonin në shfaqje, e cila ka fituar mbi 60 çmime Emmy, që kur u transmetua për herë të parë në vitin 2003.

Të tjerë e akuzuan Z.Galvin për prekje të papërshtatshme dhe që udhëheq duke ngjallur frikë tek punonjësit.

Z.Nerman dhe Z.Leman u akuzuan nga ish-stafi për ngacmime seksuale.

Akuzohen për ngacmime seksuale/Largohen tre producentët e Ellen Show!

Në deklaratat e mëparshme për Buzzfedd, Leman mohoi kategorikisht të gjitha pretendimet nga ish-stafi, ndërsa Galvin nuk është përgjigjur publikisht në lidhje me akuzat.

Zonja DeGeners fillimisht u distancua nga pretendimet e një mjedisit toksik pune, duke thënë se ajo ishte “keq përfaqësuar” nga “njerëz që punojnë me mua dhe për mua”. Por ajo i kërkoi falje stafit dhe tha që ishte e “lumtur” që çështjet u sollën në vëmendjen e saj.

Ndërsa shumë të famshëm, duke përfshirë këngëtaren Katy Perry dhe komedianin Kevin Hart, dolën në mbështetje të drejtueses të programit.

Megjithatë edhe shumë yje të tjerë kanë mbështetur akuzat e bëra nga ish-stafi i emisionit, në mesin e tyre ishin edhe Loves Raymond dhe aktori Brad Garret.

Në një email për stafin, David McGuire, nënkryetar ekzekutiv i programimit në Warner Brothers, tha që studiot ishin "absolutisht të përkushtuara" për ndryshimin dhe një kulturë të re.

"Shumë prej jush kanë folur me hetuesit e WarnerMedia, dhe ne ju falënderojmë për ndershmërinë tuaj", shtoi ai, sipas Buzzfeed News. “Shpresoj që ky shembull të jetë një mënyrë tjetër që po tregojmë angazhimin tonë për të bërë më mirë”, përfundoi ai./R.P-dritare.net