Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë, ndan foton e ëmbël!
E Diel 22 Maj 2022, 21:09
Dritare.net
Këngëtari i njohur Ed Sheeran dhe partnerja e tij Cherry Seabron janë bërë prindër për herë të dytë.
Lajmin e dha vetë Sheeran nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruante se ai dhe Cherry Seaborn mirëpritën një vajzë tjetër.
Sheeran publikoi foton e një palë çorapeve të bardha në një batanije ngjyrë kafe dhe shkroi: Dua t’ju njoftoj të gjithëve se mirëpritëm edhe një tjetër vajzë të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të dhe tejet të lumtur që jemi bërë një familje prej 4 personash.
Çifti janë prindër edhe të një vajze 1-vjeçare të quajtur Lyra Antarctica./M.K/dritare.net