Na ndiqni edhe në

Bota

E thyem paktin për të mos e kthyer shtypin kundër njëri-tjetrit! Princ Harry: Diana do të kishte mbetur zemërthyer!

E thyem paktin për të mos e kthyer shtypin kundër

Princi Harry beson se nëna e tij e ndjerë, Diana, Princesha e Uellsit, do të ishte "zemërthyer" nga përçarja që është krijuar midis tij dhe vëllait të tij të madh William, trashëgimtarit të kurorës.

"Unë mendoj se ajo do të ishte e trishtuar ... Unë mendoj se asaj do t'i thyhej zemra që gjërat shkuan, aty ku shkuan" tha Harry në emisionin Good Morning America të ABC-së të hënën në mëngjes, duke komentuar prishjen e marrëdhënieve të tij me familjen mbretërore dhe Ëilliam në veçanti.

Ai foli se si Diana, e cila vdiq në vitin 1997 në një aksident automobilistik në Paris pas prishjes së martesës së saj me Charles, tani mbret, do t'i ishte thyer zemra gjithashtu, nga shembja e asaj që ai e quajti "pakt" midis tij dhe Ëilliam për të mos e kthyer kurrë shtypin britanik kundër njëri-tjetrit.

Harry tha gjithashtu se ai besonte se një kthim për të dhe gruan e tij, Meghan, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishin të realizueshme.

"Unë nuk mendoj se do të jetë ndonjëherë e mundur," tha ai./J.H/dritare.net