
E dashura e Al Pacinos merr vendimin drastik për fëmijën e tyre pas testit të atësisë!
Dritare.net

Pas ardhjes në jetë e djalit të tyre Roman, e dashura e Al Pacino -s, Noor AlFallah, pritet të marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen e fëmijës.
Dyshja konfirmoi romancën në vitin 2022 dhe dukej se lidhja e tyre ishte më e fortë se dekadat mes tyre. Në fakt, në atë kohë një person i brendshëm vuri në dukje: "Ajo ka qenë me Al për disa kohë dhe ata shkojnë shumë mirë. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj”.
Pasi u bë baba për herë të katërt më 6 qershor 2023, legjenda e Hollivudit u shpreh i emocionuar ku citonte: "Kjo është vërtet e veçantë që vjen në këtë kohë", Bright Side.
Por pavarësisht se ishte i emocionuar për këtë ngjarje të madhe, u raportua se Al i kishte kërkuar të dashurës së tij Noor testin e atësisë sepse mendonte se kishte probleme me infertilitetin për shkak të një problemi mjekësor.
Por nga ana tjetër, Alfallah ka bërë kërkesë për të fituar kujdestarinë e plotë mbi djalin e saj, dhe aktori ta vizitojë atë sipas vendimit të gjykatës.
Thënë kështu, dokumentet e gjykatës zbuluan gatishmërinë e gruas për t'i dhënë yllit kujdestarinë ligjore të përbashkët. Kjo marrëveshje do t'i mundësonte atij të marrë pjesë në vendime vendimtare në lidhje me edukimin e fëmijës , duke përfshirë çështjet që lidhen me arsimimin , trajtimin mjekësor dhe më shumë./M.K-dritare.net

















