Paris Jackson, e cila u shpall si fytyra e re e “KVD Beauty”, tha se qëllimi I saj ishte të ripërcaktonte "shabllonin standard" të bukurisë, të cilin ajo tha se e mësoi nga babai i saj Michael Jackson.
Muzikantja tregoi se babai i saj i mësoi kuptimin e vërtetë të bukurisë që vjen nga brenda dhe jo nga mënyra se si dukemi nga jashtë.
“Unë u rrita nga një tip hipi, me dashuri të lirë, kështu që ne u mësuam se bukuria vjen nga brenda, dhe sot e kësaj dite, unë ende e besoj këtë”, tha ajo.
Këngëtarja dhe modelja përmendi se teksa po rritej në sytë e publikut, ajo kishte një marrëdhënie të komplikuar me të bukurën.
Megjithatë, kohët e fundit, ajo vuri në dukje se do t'i përballonte të gjitha duke praktikuar dashurinë për veten dhe duke u zhytur më thellë në jetën e saj shpirtërore.
“Deri në dy vitet e fundit kam filluar të ndihem shumë mirë me veten dhe trupin tim, dhe të ndihem rehat dhe gjithçka. Ato momente të dashurisë për veten nuk janë 24/7, por momentet e këqija janë gjithnjë e më të pakta”, shpjegoi ajo.
Më herët këngëtarja foli edhe për etikën e fortë të punës së babait të saj dhe shijen muzikore që ai rrënjosi tek fëmijët e tij.
"Babai im ishte shumë i mirë dhe donte të sigurohejqë ne të ishim të kulturuar, të arsimuar dhe jo vetëm të na tregonte jetën e shkëlqyer plot luks. Duke u rritur, bëhej fjalë për të fituar gjëra dhe jo vetëm për të pasur të drejtë për gjëra të caktuara ", u shpreh Paris./m.k/Dritare.net