Dy muaj pas vdekjes së princit Philip, Mbretëresha Elizabet kthehet e buzëqeshur te garat e kuajve!
Dritare.net
Pavarësisht se nuk pritej, mbretëresha Elizabet u kthye te garat e kuajve në Ascot si çdo vit tjetër. Elizabeth II mbërriti dje pasdite në Royal Ascot, vendi ku realizohen garat, disa kilometra nga Windsor.
"Është pasioni i saj, ajo i do kuajt dhe mund të thotë gjithçka për çdo kalë që ka edukuar gjatë viteve!", tha nusja e saj Camilla, ndërsa hapi Royal Ascot 2021 me princin Charles.
“Ajo nuk ka harruar asgjë që nga fillimi i këtij pasioni. Kompetenca e mbretëreshës në çështjet e garave dhe kuajve është enciklopedike.”, vazhdoi ajo.
Mbretëresha kishte veshur një kostum bojë qielli, të cilin e kishte kombinuar me një kapele po në këtë ngjyrë të zbukuruar me lule. Për herë të parë, që nga vdekja e bashkëshortit, princit Philip, Mbretëresha vesh veshje me lule.
Për këtë arsye, prezenca e saj në Ascot konfirmon vendosmërinë e kësaj gruaje tashmë në historinë e viteve 1900 për të vazhduar të jetojë në këtë kapitull të kohës sonë, duke qenë ajo personazhi kryesor./K.C/dritare.net