
Dukesha e Sussex merr pjesë në koncertin e Beyonce, nuk shoqërohet nga Harry!
Dritare.net
Dukesha e Sussex ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Los Angeles për të ndjekur koncertin e Beyonce, ku është fotografuar duke shijuar natën e tretë të turneut në stadiumin Sofi të LA.
Sipas The Telegraph, 42-vjeçarja ka marrë pjesë në këtë koncert së bashku me aktoren Kerry Washington dhe këngëtaren Kelly Rowland, ku mesa dukej ishte një natë vajzash.
Gjithashtu të pranishëm në këtë koncert ishin edhe të famshëm të tjerë, si Kim dhe Khloe Kardashian, Kris Jenner, Adele, Jeff Bezos, si dhe Justin dhe Hailey Bieber.
Por në këtë eveniment kanë marrë pjesë edhe fqinja e Harry dhe Meghan, Katy Perry e cila postoi video të saj duke kënduar në Instagramin e saj.
Në këtë mbrëmje mes vajzash, Dukesha kishte veshur një fustan të zi të shoqëruar me një rrip të shndritshëm.
Sakaq në rrjetet sociale, Meghan shkroi: Sezoni i Virgjëreshës është në prag… Ky turne ka qenë një gëzim i madh dhe ndërsa po i afrohemi muajit të fundit, dëshira ime e ditëlindjes është të festoj me ju të veshur me ngjyrën tuaj më të mrekullueshme të argjendtë. modat e shfaqjeve 8.23-9.22!”/M.K-dritare.net

















