Na ndiqni edhe në

Bota

Diddy mbetet në burg. Refuzohet kërkesa për lirim me kusht

Diddy mbetet në burg. Refuzohet kërkesa për lirim me kusht
Kërkesa e Diddy për t'u liruar nga burgu u refuzua të premten nga Gjykata e Apelit e Rrethit të 2-të në SHBA, kështu që reperi i famshëm do të qëndrojë i burgosur në qendrën federale të paraburgimit në Brooklyn deri në gjyqin e tij, i cili do të fillojë në fillim të majit 2025, sipas Associated Press.

Diddy - emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs akuzohet se ka përdorur fuqinë dhe prestigjin e tij si një yll muzikor dhe ka abuzuar, kërcënuar dhe detyruar gratë për vite me radhë "për të kënaqur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin dhe për të fshehur sjelljen.

Në një vendim të lëshuar të premten, një gjyqtar i apelit mohoi lirimin e menjëhershëm të reperit.

Avokatët e Combs apeluan lirimin e tij më 30 shtator. 54-vjeçari po mbahet në Brooklyn pas arrestimit të tij më 16 shtator. Ai është vetëdeklaruar i pafajshëm për akuzat, ndërsa avokati i tij, Mark Anifilo, është shprehur për Us Weekly se “jemi të zhgënjyer nga vendimi për të proceduar me një ndjekje të padrejtë të z. Combs nga Prokuroria e SHBA-së. Diddy është një ikonë muzikore, një sipërmarrës i vetëbërë, një familjar i dashur dhe filantrop, i cili ka kaluar 30 vitet e fundit duke ndërtuar një perandori, duke dashur fëmijët e tij dhe duke mbështetur komunitetin afrikano-amerikan”./K.C/dritare.net