Na ndiqni edhe në

Bota

Demi Moore tregon si është gjendja shëndetësore e Bruce Willis!

Demi Moore tregon si është gjendja shëndetësore e Bruce

Demi Moore dha detaje të reja për shëndetin e Bruce Willis. Aktorja dha një intervistë për CNN që u transmetua të enjten e 5 dhjetorit për ish-bashkëshortin e saj, i cili më parë ishte diagnostikuar me afazi që përparoi në demencë frontotemporale.

“Duke pasur parasysh rrethanat, ai është në një gjendje shumë të qëndrueshme tani.”, tha aktorja 62-vjeçare.

Moore, e cila ishte e martuar me Willis nga viti 1987 deri në vitin 2000, tha gjithashtu se situata është "shumë e vështirë".

“Por ka edhe bukuri dhe bekime të mëdha që mund të dalin prej asaj situate”, shtoi aktorja e njohur.

Willis dhe Moore kanë tre vajza: Ramer, Scout dhe Tallulah. Aktori i "Die Hard" ka dhe dy vajza me gruan Emma Heming, Mabel dhe Evelyn.

Duke iu referuar jetës bashkërisht, pavarësisht ndarjes së tyre, Moore vuri në dukje: "Kjo ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Që kur Bruce dhe unë u divorcuam, ne e kuptuam se jemi një familje dhe ne do të jemi gjithmonë një familje, thjesht në një formë tjetër. Dhe kjo formë mund të evoluojë dhe të ndryshojë disi, por ka një mënyrë që ne të gjithë të jemi në atë formë. Dhe unë jam mirënjohëse, sepse nuk jam vetëm unë, duhet kërkuar që të gjithë të bashkohen. Është e mrekullueshme.", tha aktorja./K.C/dritare.net