
Demi Lovato: Jam penduar që jam lidhur me burra të moshuar, është e neveritshme
Dritare.net
Demi Lovato ka dhënë një intervistë dhe ka folur për jetën e saj personale, por edhe problemet që ka pasur në të kaluarën me të atin, gjë që e ka bërë të kërkojë lidhje me meshkuj shumë më të moshuar. Këngëtarja foli në “The Howard Stern Show” dhe iu referua lidhjeve që kishte në të kaluarën, me meshkuj disa vite më të mëdhenj. Një prej tyre ishte Wilmer Valderrama, i cili kaloi 13 vjet me të.
“Tani mund të them me besim se nuk i kam më këto probleme që kam pasur me babin.”, tha 31-vjeçari.
Duke parë mbrapa dhe duke reflektuar për marrëdhëniet e saj, ajo deklaroi se tani i vjen pështirë të jetë me një mashkull me të cilin ka një diferencë të madhe moshe. Ajo aktualisht është në një lidhje të shëndetshme, siç thotë ajo, me një mashkull në moshën e saj, i cili e bëri të kuptojë se çfarë kërkon në të vërtetë.
“Unë jam me partnerin tim, i cili është i moshës sime. E kthej kokën në të kaluarën, njohjet e mia me burra të moshuar dhe mendoj se jam penduar, ishte e neveritshme.”, tha ajo./K.C/dritare.net

















