Chiara Ferragni hakmerret ndaj Fedez, çfarë i kërkoi!
Dritare.net
Ndarja e Chiara Ferragnit dhe Fedez është përfundimtare dhe gjithçka tregon se nuk po zhvillohet në një atmosferë miqësore. Influencuesja dhe blogerja e modës italiane nuk i lë shumë liri Fedez-it pasi është pothuajse e sigurt që do të ketë kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre.
Në të njëjtën kohë, raportet nga faqet italiane që citojnë burime bëjnë të qartë se Ferragni synon t'i "marrë gjithçka" duke i kërkuar një shumë të tepruar mujore për fëmijët. Fedez do të mbulojë tarifat e shkollës private të fëmijëve si dhe shpenzimet e tyre mjekësore, por ditët e fundit ai është përballur me diçka të re që ka dalë.
Lajmet citojnë një burim, sipas të cilit: “Ish-çifti janë takuar në zyrën e avokatit. Fedez ishte i pranishëm me ndihmësin dhe avokatin e tij, ndërsa Ferragni shoqërohej nga e ëma. Marrëdhëniet mes tyre ishin jashtëzakonisht të ftohta, aq sa Fedez nuk e përshëndeti as ish-vjehrrën”.
Në të njëjtat tekste bëhet e ditur se Ferragni i ka kërkuar ish-bashkëshortit 20 mijë euro në muaj. Por ekipi ligjor i reperit e refuzoi kërkesën e saj. “Sapo u ul, Chiara Ferragni shpjegoi se donte 20,000 euro në muaj, por avokatët e Federico-s e kundërshtuan menjëherë shumën, duke përsëritur se ai tashmë ka paguar faturat mjekësore të fëmijëve të tyre dhe tarifat e shkollës dhe se Ferragni është një grua e pavarur, e ka ndërtuar karrierën e saj mbi konceptin e emancipimit të gruas”.
Thuhet se avokatët e Fedez kanë propozuar shumën prej 5 deri në 6 mijë euro. Nuk dihet ende nëse më në fund kanë arritur një marrëveshje./K.C/dritare.net