Na ndiqni edhe në

Bota

Chiara Ferragni dhe Fedez/ Sherri në festën e ditëlindjes së vajzës së tyre dhe shpërngulja në shtëpinë e re!

Chiara Ferragni dhe Fedez/ Sherri në festën e ditëlindjes së

Ndoshta jo shumë kohë më parë Chiara Ferragni dhe Fedez konsideroheshin si një nga çiftet më të dashura të showbizit, por gjërat kanë ndryshuar dhe sipas raportimeve italiane, marrëdhënia e tyre nuk është aspak e mirë.

Gazeta italiane Corriere della Sera raporton se ditë më parë ka pasur një sherr të madh mes tyre në festën e ditëlindjes së vajzës, ndërsa reperi i njohur së shpejti do të vendoset në shtëpinë e tij.

Siç raporton gazeta, sapo ka përfunduar festa e ditëlindjes së vajzës së tyre 3-vjeçare, Fedez është u nervozua pas një sherri të egër me Chiara Ferranin, ndërsa nëna e këngëtarit, Tatiana, është përpjekur më kot ta qetësojë.

Chiara Ferragni dhe Fedez/ Sherri në festën e ditëlindjes së

Ndonëse nuk dihen arsyet e sherrit, gazeta spekulon se bëhet fjalë për marrëveshjen e fundit të bërë nëpërmjet avokatëve të tyre, se ata nuk mund të publikojnë më fytyrat e fëmijëve në rrjetet sociale. Fedez kishte postuar disa ditë më parë në rrjetet sociale një foto në të cilën dukej fytyra e djalit të tij Leone, por pak minuta më vonë e fshiu nga Instagrami. Situata specifike i ka shkaktuar shqetësim dhe irritim të madh reperit.

Pas sherrit, influencuesja e njohur ka udhëtuar drejt Dubait me fëmijët e saj, ndërsa Fedez së shpejti do të zhvendoset në një shtëpi të re. Javët e fundit këngëtari ka jetuar në një apartament, por Corriere della Sera raporton se rezidenca e tij e re ka një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë dhe ndodhet në zonën e Piazza Castello, më pak se 3 kilometra larg lagjes CityLife ku jeton Ferragni me fëmijët.

Chiara Ferragni dhe Fedez/ Sherri në festën e ditëlindjes së

Çfarë tha Chiara Ferragni për ndarjen e tyre

Chiara Ferrani dha në fillim të muajit mars, intervistën e saj të parë televizive pas publikimit të lajmeve për ndarjen nga Fedez. Influencuesja u shfaq në emisionin italian "Che tempo che fa" të Fabio Faccio, ndërsa nuk i mbante dot lotët.

Ndonëse nuk konfirmoi se ishte divorcuar me reperin e njohur italian, ajo foli për një krizë të madhe në martesën e tyre, duke u shprehur: “Konsiderohet se pas çdo lëvizjeje timen qëndron një ekip ekspertësh dhe se jam stratege. Por kjo është reale dhe jo një strategji. Momenti i ndarjes mes meje dhe Federikos është real. Njerëzit gjithmonë mendojnë se unë po ndjek një strategji, se unë dhe burri im po bëjmë show, por nuk është kështu, për fat të keq, nuk është një strategji. Do të doja të ishte. Po flasim, jemi dy të rritur që e duam njëri-tjetrin, nuk është se po mbyllim ura, është një kohë krize, por kemi pasur kriza në të kaluarën, por kjo është më e keqja...”, tha Chiara./K.C/dritare.net