
Mbreti Charles kërkon që Harry të marrë pjesë në kurorëzim. Ja pse Willim ka frikë nëse vjen i vëllai!
Dritare.net
Mbreti Charles i ka kërkuar kryepeshkopit të Canterbury-t të ndërmjetësojë një marrëveshje për të lejuar Harry-n të marrë pjesë në kurorëzimin e tij, por ka hasur një rezistencë nga William.
Charles kërkon nga Justin Welby që të arrijë një marrëveshje me djemtë e tij, në mënyrë që princi Harry dhe Meghan Markle të marrin pjesë në ceremoninë e Westminster Abbey në maj, thonë burime pranë pallatit Lambeth.
Ka pasur spekulime të mëdha nëse Duka dhe Dukesha e Sussex do të merrnin pjesë në kurorëzimin e mbretit. Spekulimet nisën që kur u larguan përfundimisht nga detyrat mbretërore dhe plotësisht nga publikimi i kujtimeve të Harry-t, “Spare”, në fillim të këtij muaji. Libri i princit përmban shumë sulme ndaj mbretërorëve.
Mbreti beson se mungesa e Harry-t dhe Meghan-it në kurorëzim do të ishte një shpërqendrim më i madh se prania e tyre. Por William mendon se vëllai i tij do ta përdorë ngjarjen për të organizuar një "marifet" që do ta prishte eventin madhështor./K.C/dritare.net

















