Channing Tatum dhe Zoë Kravitz i japin fund lidhjes trevjeçare!
Dritare.net
Channing Tatum dhe Zoë Kravitz i ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në vitin 2021, por si shumë histori dashurie, edhe e tyrja ka marrë fund. Marrëdhëniet mund të jenë të bukura por të ndërlikuara, duke na treguar se edhe lidhjet e forta mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.
Channing Tatum dhe Zoë Kravitz kanë vendosur të ndahen. Pas tre vitesh lidhje, dyshja, të cilët u fejuan në tetor 2023, kanë vendosur ta anulojnë fejesën, sipas burimeve të shumta.
Vetëm dy orë përpara se të dilte lajmi se Channing Tatum dhe Zoë Kravitz i kishin dhënë fund fejesës së tyre, Channing njoftoi projektin e tyre të ardhshëm të madh së bashku, një film të ri! Ai publikoi një Story në Instagram për Alpha Gang, një komedi ku luajnë Channing, Zoë, Dave Bautista, Cate Blanchett, Steven Yeun, Riley Keough dhe Léa Seydoux.
Duket se ata ende punojnë bashkë, edhe pasi lidhja e tyre ka përfunduar./K.C/dritare.net