Na ndiqni edhe në

Bota

Celine Dion shfaqet për herë të parë në publik pas gati 4 vjetësh! 

Celine Dion shfaqet për herë të parë në publik pas gati


Këngëtarja e famshme Celine Dion u shfaq në publik pas 3 vitesh e gjysmë betejë me sindromën e personit të ngurtë. Ajo ndoqi një lojë hokej në T-Mobile Arena mes Vegas Golden Knights dhe ekipit të vendlindjes së saj, Montreal Canadiens.

Edhe pse skuadra e saj humbi, të gjithë ishin në humor të mirë në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, ndërsa Dioni bisedonte me skuadrën dhe dukej me humor të mirë.

Celine Dion shfaqet për herë të parë në publik pas gati
Djemtë e Dion, Rene-Charles dhe binjakët Nelson dhe Eddie ishin me të dhe pozuan me disa nga lojtarët. Ylli i popit njoftoi botën në fund të vitit të kaluar se vuan nga kjo sindromë, duke e lënë karrierën e saj muzikore për t'u fokusuar në shëndetin e saj.

Celine Dion shfaqet për herë të parë në publik pas gati
Stiff-person syndrome (SPS) është një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje autoimune. SPS-ja karakterizohet nga një ngurtësi e luhatshme e muskujve, gjymtyrëve dhe rritje e ndjeshmërisë ndaj stimujve të tillë si zhurma, prekja dhe shqetësimi emocional, të cilat mund të shkaktojnë spazma muskulore./K.C/dritare.net