
Bombardimet në Gaza/ Ushtria izraelite vret komandantin e lartë të ISIS
E Hënë 17 Maj 2021, 21:09
Dritare.net
Izraeli kreu dhjetëra sulme ajrore në Gaza pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim. Ushtria izraelite bombardoi selinë e operacioneve të brendshme të sigurisë së Hamasit në Rripin e Gazës.
“Ndërtesa ishte një infrastrukturë qendrore terroriste e Hamasit, nga e cila vepron inteligjenca ushtarake e organizatës.”, tha ushtria.
Ndërkohë raportohet se mes militantëve të vrarë të Hamasit është dhe një komandant i lartë i ISIS-it. Komunitetet në të gjithë Izraelin e Jugut janë sulmuar sërish nga shumë raketa të hedhura nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës. Në një javë konflikt janë vrarë më shumë se 200 njerëz në Gaza dhe 10 në Izrael./K.C/dritare.net

















